Zonjë meritore

06 qershor 2021 | 18:25

(Kushtuar znj. Madeleine Albright)

E pashë në mbrëmjen e zjarreve
Nurin e saj plot shkëlqim gruaje

Shikimi i saj më ngjante në rreze drite, që depërtonte në brendèsinë e gjetjes sê çelësit për t’i hap portat e lirisë.

Është një pamje madhështie e femrës e veshur me dinjitet, e mbështjellë me yjet e flamurit të
të plotfuqishmëve.

Prandaj, ajo ndërtoi shumë shtëpi ndër ne, shtëpi me dyer të hapura për zonjën çlirimtare.

Tani, në fillim dite dhe në mbarim nateje, para emrit të saj, në shenjë falënderimi falen gjithë të gjallët e shpëtuar nga dora e zezë, që mbillte vdekje gjithandej trojeve tona mbi Dardani.


06.06.2021
Valbona R. Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ernest Gjoka është zgjedhur trajneri më i mirë i sezonit…