Zotëria i Parë i Kosovës në Shtëpi të Bardhë: Brenda këtyre mureve u morën vendime që na siguruan lirinë e të ardhmen për fëmijët

27 mars 2026 | 11:13

Zotëri i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si i ftuar në Samitin Botëror  “Fostering the Future Together” të organizuar nga Zoja e Parë e ShBA-së, Melania Trump”.

Në fjalën e tij, Sadriu ka thënë se të qenit në Shtëpi të Bardhë, vendin që bartë në supe peshën e historisë, është shumë e rëndësishme.

Sadriu ka thënë se brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë janë marrë vendimet që kanë siguruar lirinë e Kosovës dhe që iu kanë dhënë të ardhme fëmijëve kosovarë.

“Vendimet e marra brenda këtyre mureve kanë siguruar të ardhmen e vendit tim dhe u kanë dhënë fëmijëve tanë të ardhme”, ka thënë Sadriu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë…