Zotëriu i parë sulmon mediat, raportimet për xhipat e shtetit i quan “udhëzime për dhunë”

10 shtator 2025 | 22:16

Prindon Sadriu, Zotëriu i Parë, raportimet për shkollimin elitar dhe prestigjioz të vajzave të veta – si dhe resurset shtetërore të angazhuara në mbrojtjen e tyre, i ka quajtur “nxitje për dhunë ndaj fëmijëve të vegjël” nga mediat.

Postimi:

Fletërrufetë e buzhalistëve, kajtazistëve e mehmetajve nuk janë kritikë, janë cirk i urrejtjes.
Postimet e mbushura me shpifje dhe frikë nuk janë lajme e opinione — janë udhëzime dhe nxitje për dhune edhe ndaj fëmijëve të vegjël. Në të kaluarën jo shumë të largët ato kanë prodhuar pasoja shumë të rënda ndaj viktimave të këtyre fletrrufeve.

Koha e dhunës politike, likuidimeve fizike dhe e justifikimit të dhunës që shpien në to ka kaluar. Kushdo që fërkon duart për një skenar të tillë i bën disfavorin më të madh kauzës tonë për shtet të lirë e demokratik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ishte mysafir…