ZOTI ZV. KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT ARBEN FETAI, ALI AHMETI ISHTE DHE MBETËT UDHËHEQËS I MADH I KOSOVËS, SLLOBODAN MILOSHEVIQ ME POLITIKËN DHE SHTETIN E SERBISË, KANË KRYER GJENOCID NË KOSOVË

10 gusht 2025 | 16:01


Ismet Sylejmani

Se Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, për Kosovën, për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Saj ka bërë shumë, tanimë kjo dihet dhe nuk don koment!

Me shumë shokë e me shumë bashkëveprimtar, në mesin e tyre shumë heronjë e dëshmor, të plagosur të lirisë e me veteranë të çështjes së Atdheut, ka vepruar e luftuar pandërprerë kudo e në çdo çast, me çdo mjet e në çdo forme të lejuar e të pranuar ndërkombëtarisht!

Kosova heroike dhe e panënshtruar në shekuj dhe mijëvjeçar, i ka të rrallë bijtë të cilët i kanë dhënë shumë e gjithëçka, sikur që është biri i madh e i lavdishëm, shqiptari besnik Ali Ahmeti!

Historia është dëshmitare se Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, për lirinë, për çlirimin dhe për Pavarësinë e Kosovës, e ka vënë në shërbim të saj, gjithëçka e çdo gjë të vetës dhe të jetës së Tij!

Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, në jetën e Tij të madhe dhe të jashtëzakonshme, në luftën e Tij ilegale, atdhetare e patriotike për lirinë, për çlirimin dhe pavarësinë nga Serbia pushtuese, Kosovën e ka pasur në rend e në plan te parë!

Që nga ngjarjet e lavdishme të vitit 1981, atëherë kur shpërtheu vullkani i atij viti të madh në Prishtinë, vitit kthesë në historinë kombëtare, vit në të cilin roli i studentit shqiptar nga Zajazi i Maqedonisë së Veriut Ali Ahmeti, ishte rol i madh, ishte rol vendimtar, ishte rol i jashtëzakonshëm dhe me kontribut kolosal të Tij për Kosovën, rol i cili gjithmonë e gjithnjë ka qenë ne rritje dhe vazhdon mbetet i tillë edhe në të ardhmen, sikur u dëshmua edhe më 7 Gusht 2025, në fjalimin historik që e mbajti në Prishtinë përpara qindra dhe mijëra pjesmarrësve!

Biri i madh i Arbërit, Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, si asnjë tjetër ishte dhe mbetet i vetmi që morri pjesë në themelimin e tri ushtrive çlirimtare te shqiptarët në ish-jugosllavi, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇPMB dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Derisa Ali Ahmeti të jetë me kaq vendosmëri në ballë të kolonës vertebrale të kombit, është turp, është idiotizëm, është mëkat prej zotit e prej popullit, prej Atdheut e prej Kombit, të mos përkrahet e të mos mbështetet, e jo të sulmohet, të fyhet e te denigrohet nga politikan të shitur, nga patriot të rrejshëm, nga funksionar mediokër dhe shërbëtor e puthador sallonesh e zyrash shtetërore jolegjitim, sepse duhet të dihet njëherë e përgjithmonë, Ali Ahmeti tërë jeten e Tij e vuri në ankand të çështjes shqiptare në përgjithësi e të Kosovës e viseve të saja në veçanti!

Të gjithë duhet ta dijnë se Udhëheqësi Ali Ahmeti është pasardhës origjinal i titanëve më të mëdhenj të Kombit!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti rreshtohet përkrah figurave të mëdha kombëtare si: Skënderbeu, Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, Hasan Prishtina e shume figurave të atdhetarëve e patriotëve kombëtar!
Është pasardhësi më origjinal i rilindasve të kombit!
Është rilindas katërcipërisht!

Me luftën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK, që e komandoi në IRJ të Maqedonisë, dhe me te arriturat e mëdha që realizoi pas luftës e deri te hyrja në NATO të Maqedonisë së Veriut, Ushëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, u bë emblema më e madhe dhe e më fuqishme e personalitetit kombëtar, të padiskutueshëm dhe të pacenueshëm!

Prandaj çdo sulm ndaj figurës dhe personalitetit madhor e historik të Liderit të Kombit Ali Ahmeti, nga kushdo që vjen dhe nga kushdo që paguhet, sikur është edhe sulmi i fundit i Zv. Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Arben Fetai, në konferencën e tij për shtyp në selinë e VLEN, kur fjalimin e Ali Ahmetit para popullit e kombit e në nderim të Atdheut, më 7 Gusht 2025 në Prishtinë, e krahason edhe me ngritjen enorme populiste të vitit 1988 të kasapit të Ballkanit, kriminelit e gjakpirësit Sllobodan Millosheviq, nuk është asgjë tjetër, përpos alarm se po ju vjen me shpejtësi, koha e dështimit të tyre me turp!

Prishtinë, 10 Gusht 2025

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar ministres në…