Zotimi i Ferit Idrizit: Pas banesave të bardha do të rinovohen e pajisen me ashensorë të gjitha banesat kolektive në Vushtrri

07 nëntor 2025 | 16:23

Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka filluar transformimi i të ashtuquajturave “Banesat e Bardha”, duke e cilësuar këtë proces si një hap konkret nga premtimi në realitet.

Sipas Idrizit, ky projekt është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve të jetesës në banesat kolektive të qytetit, ndërsa punimet do të vazhdojnë edhe në objekte të tjera të ngjashme brenda komunës.

“Nga premtimi në realitet. Transformimi i Banesave të Bardha ka nisur rrugën e ndryshimit, dhe puna do të vazhdojë edhe te banesat e tjera kolektive në komunën tonë. Së shpejti, këto banesa do të pajisen edhe me ashensorë, për një jetesë më komode dhe moderne. I gëzofshin të gjithë banorët!”, ka deklaruar Idrizi.

May be an image of textMay be an image of text that says 'BANESAVE TE BARDHA, TANI'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i UÇK-së, Jahir Dedia, që po ndërton urat që…