 
                    Zotimi i katërt i Bedri Hamzës: Nuk do të mbetet asnjë qytetar pa sigurim shëndetësor (Video) Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, përmes një videoje ka prezantuar zotimin e tij të katërt, i cili është për shëndetësinë. Hamza ka premtuar sigurime shëndetësore për qytetarët dhe dyfishim të buxhetit për blerjen e barnave për pacientë. “Nuk do të mbetet asnjë qytetar në Kosovë pa sigurim shëndetësor. Nuk duhet të shqetësohet më askush për koston e trajtimit mjekësor. Në qeverisjen time, Kosova do të jetë shtet që i mbështet qytetarët e vet, kurdo që ata kanë nevojë. #PDK131”, ka shkruar Hamza. Shëndetësi moderne me pacientin në qendër është zotimi i tij i katërt.
                18 janar 2025
                |  10:25
            
        Nuk do të mbetet asnjë qytetar në Kosovë pa sigurim shëndetësor. Nuk duhet të shqetësohet më askush për koston e trajtimit mjekësor. Në qeverisjen time, Kosova do të jetë shtet që i mbështet qytetarët e vet, kurdo që ata kanë nevojë. #PDK131”, ka shkruar Hamza.
Shëndetësi moderne me pacientin në qendër është zotimi i tij i katërt.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        