ZPS-ja flet për strukturën e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së

09 shkurt 2026 | 17:12

Prokurori Nathan Quick foli për Shtabin e Përgjithshëm dhe rolin e të akuzuarve në të. Sipas tij, Jakup Krasniqi ishte zëdhënës i UÇK-së dhe zëvendëskomandant.

“Ai kishte në varësi komandantët dhe zëvendëskomandantët”, tha Quick, duke shtuar se ai kishte autoritet të lëshonte urdhra.

Për Selimin, Quick tha se fillimisht ishte udhëheqës i drejtorisë operative dhe më pas inspektor i përgjithshëm i UÇK-së.

“Si inspektor i përgjithshëm detyra e tij ishte të inspektonte njësitë vartëse në terren. Ai vizitonte brigadat, njësitet e zbulimit, etj”, tha prokurori, duke shtuar se ai raportonte para Shtabit të Përgjithshëm dhe kishte autoritet për të marrë vendime.

Thaçi, ndërkaq, thuhet se ishte fillimisht udhëheqës i drejtorisë së informimit deri në mesin e nëntorit 1998.

Kjo drejtori “lëshonte deklarata publike dhe politike, kontrollonte qasje në media dhe u kërkonte anëtarëve të UÇK të merrnin autorizim para se të dilnin në publik”, tha Quick.

Sipas tij, Thaçi udhëhiqte drejtorinë politike dhe Veseli dhe Krasniqi ishin anëtarë të saj përpara nëntorit të vitit 1998.

Veseli, ndërkaq, thuhet se përveç se ishte në drejtorinë politike, ishte edhe udhëheqës i drejtorisë për zbulim.

Prokurori foli edhe për rolet e tyre në Qeverinë e Përkohshme dhe tha se në fund të shkurtit 1999, “anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm konfirmuan se Thaçi ishte kryeministër dhe Sylejman Selimi komandat i përgjithshëm”, duke shtuar se të akuzuarit e përdorën Qeverinë e Përkohshme si mjet për të ushtruar ndikimin e tyre. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka…