ZPS-ja kërkon 180 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së

09 shkurt 2026 | 11:53

Ka nisur në Hagë faza përfundimtare e gjykimit ndaj ish-udhëheqësit të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit Special (ZPS), Kimberly West gjatë parashtrimit të deklaratave përmbyllëse, bëri të qartë se kërkesa e ZPS-së për dënim është e fokusuar te personat konkretë, jo te shtabi i përgjithshëm, duke kërkuar nga 45 vjet dënim për katër të akuzuarit.

Prokurorja West është cituar të ketë thënë – sipas përkthimit në gjuhën shqipe – se kërkohet “një vendim i vetëm prej 45 viteve”.

Mirëpo, zëdhënësi i Gjykatës, Christopher Bennet i ka thënë Radios Evropa e Lirë se bëhet fjalë për kërkesë për dënim prej 45 vjetësh për secilin prej të akuzuarve – pra 180 vjet burgim në total.

Më poshtë po ua sjellim citatin e drejtpërdrejtë të prokurores West.

“Prokuroria Speciale ka kërkuar dënime për të dhjetë akuzat dhe dhënien e një dënimi të vetëm prej 45 vitesh bazuar në kontributet individuale në krimet (për të cilat akuzohen në aktakuzë) e kryera nga secili: Hashim THAÇI, Kadri VESELI, Rexhep SELIMI dhe Jakup KRASNIQI”.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka ripërsëritur thirrjen…