ZPS-ja përmbyll fjalën përfundimtare në rastin ndaj liderëve të UÇK-së

10 shkurt 2026 | 12:11

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS)  ka përfunduar fjalën përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit.

Pas prokurorisë, paraqitjen e fjalës përmbyllës e ka filluar mbrojtësi i viktimave.

Prokurorët kanë kërkuar të merret vendim për dënim me burgim ndaj secilit prej të akuzuarve.

Prokurorja e specializuar e Speciales, Kimberly West, ka kërkuar nga trupi gjykues t’i dënojë me nga 45 vjet burgim Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin.

Kjo kërkesë ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë. Njohës të çështjeve juridike dhe përfaqësues të partive politike e kanë vlerësuar si skandaloze dhe politike kërkesën e prokurorisë për dënimin e liderëve të UÇK-së. Ndërsa presidentja Vjosa Osmani ka thënë se çdo përpjekje që tenton ta barazojë luftën e UÇK-së me krimet e agresorit gjenocidal serb e minon besimin në drejtësi dhe e dëmton rëndë paqen afatgjatë.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qipro është duke u zhvilluar Kampionati Evropian i Karatesë…