
ZRRE ankohet në komerciale
Zyra e Rregullatorit për Energji është ankuar për vendimin e 29 gushtit të Gjykatës Komerciale për pezullimin e vendimit për dalje në treg të lirë. Ky vendim rezultoi pas padisë së një biznesi privat në adresë të ZRRE-së.
Gjykata Komerciale, e ka konfirmuar se ankimimin e ZRRE-së e kanë pranuar ditë e parë të këtij muaji.
Njohës të sistemit të drejtësisë shprehen se Komercialja zakonisht nuk i vonon vendimet në rastet e trajtimit të ankesave, ndonëse nuk presin që shkalla e dytë të vendos në favor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike
Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike nuk janë deklaruar për RTK-në pas aktgjykimit të 29 gushtit.
Ndërsa, nga Oda Ekonomike e Kosovës po insistojnë që vendimi për dalje në treg të lirë të pezullohet.
Njohës të ekonomisë thonë se në treg të lirë energjetik duhet të dilet vetëm pasi të jenë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme.
Pas 30 korrikut ZRRE pati paralajmëruar ndërprerjen e energjisë elektrike për të gjitha bizneset e mëdha që nuk kanë lidhur marrëveshje me operatorë privat për furnizim pas daljes në treg të lirë.
Pas vendimit të Komerciales, asnjë biznes nuk u shkyç nga rryma.
Pronar të disa bizneseve të mëdha janë shprehur të shqetësuar se nuk po e dinë se nga kush po furnizohen momentalisht dhe sa do t’i vijnë faturat e energjisë elektrike për këtë muaj.