
ZRrE-ja mban mbledhje të jashtëzakonshme, merr dy vendime
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), ka mbajtur të martën një mbledhje të jashtëzakonshme.
Në këtë mbledhje, ZRrE-ja ka marrë dy vendime që kanë të bëjnë me liberalizimin e tregut të energjisë.
Bordi ka marrë vendim që t’i lëshohet licenca kompanisë “VOLTKOS” dhe t’i njihet licenca e “AI EnergyX”
“Në kuadër të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Kosovë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje, Bordi i ZRrE-së ka vendosur të lëshojë licencën për furnizim me energji elektrike për ndërmarrjen ‘VOLTKOS S’ Sh.p.k., një hap ky që kontribuon drejtpërdrejt në zgjerimin e ofertës dhe rritjen e konkurrencës në tregun e furnizimit me energji elektrike në Kosovë”.
“Gjithashtu, sipas parimit të reciprocitetit, Bordi ka njohur licencën e ndërmarrjes ‘AI EnergyX’ – Dega në Kosovë, duke i mundësuar kësaj kompanie që të veprojë në tregun vendor në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka njoftuar ZRrE-ja.