
ZRrE-ja: Nuk përjashtohet mundësia e shqyrtimit të tarifave të rrymës sërish në dhjetor
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) nuk e përjashton mundësinë që deri të fund të vitit të bëjë sërish shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike.
Sipas kryesuesit të Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu shqyrtimi i tarifave mund të përfshirje ngritje apo edhe ulje të tarifave të energjisë elektrike varësisht nga kosto e sistemit.
Fejzullahu këto komente i bëri pas mbledhjes së Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energjisë i cili theksoi se kërkesat për konsum të energji elektrike janë rritur tek një kategori e madhe e konsumatorëve.
“Fatkeqësisht kemi rritje tek një kategori e madhe e konsumatorëve rritje të konsumit. Edhe ashtu kemi edhe tejkalim të parashikimit të kostos së importit në raport me vlerësimet apo parashikimet që kemi pasur gjatë shqyrtimit të procesit tarifor të gjithë të licencuarit tanë i kanë tejkaluar koston e blerjes së energjisë për periudhën që po diskutojmë deri më tani në raport me atë që është parashikuar meqenëse çmimet e energjisë në tregjet regjionale janë realizuar edhe sasia edhe çmimi është më i lartë që është parashikuar gjatë procesit tarifor të vitit të kaluar procesi tarifor ka nis në dhjetor dhe është përmbyllur në mes të prillit… Ekziston mundësia, ne mund të themi që ajo do të jetë shqyrtimi i ardhshëm tarifor në dhjetor të këtij viti pastaj do të shikojmë. Stafi i ZRrE-së do t’i shikoj kostos e sistemit varet se sa është kosto e sistemit do ketë mundësi edhe të rritjes, por nuk përjashtohet mundësia edhe e zbritjes në rast kursimeve…. Jo domosdoshmërish në mënyrë arbitrate të kemi rritje dhe zbritje ato varen nga kosto e sistemit”, ka thënë Fejzullahu.
ZRrE-ja në prill të këtij viti pati marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike 16.1 për qind, vendim ky që ka hyrë në fuqi nga 1 maji.
Sa i përket liberalizimit të tregut energjetik, Fejzullahu ka theksuar se tashmë janë më shumë se pesë furnizues me të cilët bizneset kanë lidhur kontrata për furnizim me rrymë.
Ai ka thënë se 40 për qind e bizneseve që i ka përfshirë tregu i lirë energjik furnizohen me energji elektrike nga KEK-u.
Vendimet gjyqësore që tashmë kanë dal nga gjykata për liberalizimin e tregut energjetik, kryesuesi i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë se do t’i respektojnë këto vendime jo pse dëshirojnë por se e kanë detyrim ligjor.
Sipas Fejzullahut vendimit për hyrjen në treg të lirë energjetik për bizneset që kanë mbi 50 punëtorë dhe mbi 10 milionë euro ka qenë vendim i marr 1 vit më parë dhe se 3 muaj kohë iu është dhënë kohë shtesë bizneseve për tu përgatitur për këtë proces. /KP