Zuckerberg kërkon falje para Parlamentit Evropian

22 maj 2018 | 20:26

Themeluesi i “Facebook”-ut, Mark Zuckerberg, u kërkoi falje ligjvënësve të Parlamentit Evropian për rolin e kompanisë së tij në skandalin e Cambridge Analytica dhe për lejimin e përhapjes së lajmeve të rreme në platformën e tij.

“Cambridge Analytica”, firmë konsulente me seli në Britani, e cila ka njoftuar se do të mbyllet, është akuzuar për marrjen e të dhënave nga 87 milionë profile në “Facebook”, për përdorim në fushata politike. “Cambridge Analytica” ka mohuar çdo keqbërje.

Zuckerberg kërkoi falje për përdorimin e mjeteve të “Facebook”-ut për të shkaktuar dëme.

“Ky ka qenë gabim”, ka deklaruar ai para Parlamentit Evropian.

Zuckerberg është akuzuar se nuk ka bërë sa duhet për të parandaluar palët e treta, si Cambridge Analytica, të kenë qasje në informacionin e përdoruesve të “Facebook”-ut.

Rrjeti social gjithashtu përballet me kritika për dështimin për të trajtuar lajmet e rreme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në…