Zv/ministri i MZHR-së, Agon Dobruna i shoqëruar nga delegacioni i turk i MTI-së, vizituan kompaninë ‘Lykens M2 Design’

23 shtator 2022 | 01:06

MZHR-ja dhe delegacioni nga Ministria e Teknologjisë dhe Industrisë nga Turqia vizituan një prej përfituesve të MZHR-së nga skema e granteve PZHRB 2022.

Zv.Ministri i MZHR-së Agon Dobruna me zyrtarët e MZHR-së dhe me delegacionin nga Turqia më datë 21.09.2022 vizituan një prej përfituesve të MZHR-së nga skema e granteve PZHRB 2022 . Lykens  M2  Design SH.P.K në Ferizaj me Pronar, Bashkim Asllani.

Asllani i njoftoj të pranishimit me punën dhe procesin e prodhimit të cilën e realizon kompania e tij si dhe falenderoj MZHR për përkrahjen nga skema e granteve PZHRB 2022.

Delegacioni nga Turqia ishte në përbërje Z. Muhammet Bilal MACİT, Menaxher i Përgjithshëm i Stimujve për Kërkim dhe Zhvillim; Z. Coşkun ÇEKİCİLER, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Kërkimit dhe Zhvillimit; Z. Mustafa IŞIK, Zëvendës Menaxher i Përgjithshëm i Agjencive Zhvillimore; Z. Mehmet Ali OKUR, Drejtor i Përgjithshëm i Tübitak – Zona e Zhvillimit të Teknologjisë Technopark Qendra Kërkimore Marmara; Z. Faruk İNALTEKİN, Drejtor i Përgjithshëm i Zonës së Zhvillimit të Teknologjisë në Ankara (Bilkent Cyberpark). Gjithashtu nga MZHR ishte zv.Sekretari i përgjithshëm z.Besim Kamberaj, Këshilltari i lartë i Ministrit z.Ergin Bunjaku dhe Muaz Kazazi si dhe Zv.Drejtori i DZHR-së z.Ylber Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja Vasfije Krasniqi-Goodman njoftoi dje se nuk do të jetë…