Zv.Sekretarja e NATO-s”: Kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie për Banjskën

18 tetor 2025 | 20:16

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka thënë se NATO e ka shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie nga Serbia për sulmin terrorist në Banjskë dhe dhunën ndaj KFOR-it.

Pavarësisht kësaj, Shekerinska ka deklauar se asgjë nuk mund ta zëvendësojë një dialog politik të vërtetë, substancial dhe kuptimplotë.

“Ne besojmë fuqimisht se dialogu është e vetmja rrugë drejt sigurisë reale dhe të qëndrueshme në rajon. Sigurisht, ne e kemi dënuar dhunën në vitin 2023, si dhunën ndaj KFOR-it, por edhe incidentin në Banjskë”.

“Dhe ne kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të kërkuar llogaridhënie në lidhje me to. Por asgjë nuk mund të zëvendësojë një dialog politik të vërtetë, substancial dhe kuptimplotë. Dhe kjo është një zgjedhje që duhet të bëjnë Beogradi dhe Prishtina”, ka deklaruar ajo për Klankosova.tv.

Tutje, ajo u shpreh edhe një herë se NATO e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, teksa tha se kanë komunikim të shpeshtë dhe të vazhdueshëm me përfaqësuesin e BE-së për dialog.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adri Nurellari Në një qytet të ftohtë e të lagësht…