Zvarritet tërheqja e 10 përqindëshit, deputetët nuk e votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

17 shtator 2020 | 11:32

Ka dështuar të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike. Në  Kuvend, për këtë projektligj kanë votuar vetëm 41 deputetë.

I njëjti do të votohet në njërën prej seancave të ardhshme, pasi që si i tillë nuk kishte kuorum për të kaluar tutje.

Në këtë projektligj është e përfshirë edhe mundësia e tërheqjes së 10%-shit nga Trusti, si ndihmesë ndaj qytetarëve që janë goditur nga pandemia.

Vetëvendosje dhe PDK-ja nuk kanë votuar fare për këtë projektligj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, sonte (e enjte) do…