Zveçan: Gjenden tri armë të fshehura në një gyp në pyll

02 shtator 2025 | 19:41

Janë gjetur tri armë të fshehura në një gyp në një pyll në fshatin Junake të komunës së Zveçanit.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili tha se nuk ka të arrestuar.

 

 

“Në fshatin Junake, Komuna Zveçan rreth orës 15.00 Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë kufitare ka gjetur në një gyp të fshehura në pyll tri armë, një pushkë gjysëmautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për të njëjtat”.

“Njësiti i Hetimeve Rajonale, njësiti për trajtimin e mjteve eksploduese kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar të njëjtat. Nuk ka të arrestuar”, thuhet tutje në konfirmim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elez Durmishi, nga fshati Krojmir, njëri prej themeluesve dhe komandantëve…