Zvicër-Kosovë, biletat dalin në shitje nga 31 korriku

18 korrik 2025 | 18:55

Kanë mbetur edhe 50 ditë deri te ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 në futboll.

Federata zvicerane e Futbollit ka përkujtuar që ndeshja është pas 50 ditësh dhe në të njëjtën kohë ka njoftuar se biletat dalin në shitje prej 31 korrikut.

Ndeshja do të zhvillohet në “St Jakob-Park” në Basel, më 5 shtator nga ora 20:45.

Stadiumi pritet të mbushet me shikues, ndërsa përkrahja për Kosovën besohet se do të jetë e madhe, për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, të cilët do ta kenë rastin të shohin edhe yllin  e futbollit, Granit Xhakën.

Shitja e biletave do të bëhet përmes faqes së internetit “ticketmaster.ch”.

Në grup me Kosovën dhe Zvicrën janë edhe Suedia dhe Sllovenia. Më 8 shtator, Kosova luan me Suedinë, ndërsa Zvicra e pret Slloveninë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Zeka ndodhet tashmë në Murcia dhe ka kaluar me…