Zviceranët premtojnë që testi i tyre e zbulon koronavirusin brenda 15 minutave

02 shtator 2020 | 18:08

Gjiganti farmaceutik zviceran, “Roche” ka njoftuar të martën se në fund të shtatorit do ta nisë një provë për një test, rezultati i të cilit bëhet i ditur brenda 15 minutave.

Ky test së pari do të kërkojë miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së, ku nga aty nëse miratohet atëher do të fillojë me testime.

“Në fillim do të ketë 40 milionë teste të shpejta në muaj, kapacitet ky i cili deri në fund të vitit do të dyfishohet”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e kësaj kompanie.

“Roche” do ta lansojë dhe do ta shpërndajë produktin në partneritet me kompaninë bioteknologjike, SD Biosensor Inc, në gjithë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak çastesh ka përfunduar intervistimi tetë orësh i kryetarit…