Zvicra kërkon ta zgjasë prezencën në KFOR deri në vitin 2029, synon edhe rritjen e numrit të ushtarëve

20 janar 2026 | 21:07

“Angazhimi i ushtarëve zviceranë në kuadër të KFOR-it në Kosovë duhet të zgjatet deri në vitin 2029”. Ky është qëndrimi i Komisionit të Politikës së Sigurisë të Këshillit të Shteteve të Zvicrës (CPS-S), i cili është shprehur dakord edhe me rritjen e numrit të efektivëve.

Sipas komisionit, prania e KFOR-it dhe e Swisscoy-t në Kosovë mbetet e domosdoshme, pasi situata në terren, veçanërisht në pjesën veriore, vazhdon të jetë e brishtë. Në një njoftim të shërbimeve parlamentare thuhet se CPS-S vlerëson se prania e KFOR-it në rajon është ende e nevojshme për të kontribuar në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor është gjithashtu në interes të Zvicrës, ku jetojnë rreth 500 mijë persona me origjinë nga Evropa Juglindore, prej të cilëve mbi 150 mijë janë me origjinë kosovare”, thuhet në njoftimin e CPS-S raporton cdt.ch.

CPS-S mbështet po ashtu rritjen e numrit të ushtarëve zviceranë nga 195 në 215 njësi.

“Këshilli Federal duhet të ketë gjithashtu kompetencën që, gjatë mandatit, ta rrisë kontingjentin me maksimum 30 ushtarë për një periudhë të pacaktuar, për të mundësuar përballimin, nëse është e nevojshme, të një nevoje të ardhshme shtesë të KFOR-it”, theksohet në njoftim.

Gjithashtu, parashihet mundësia që kontingjentit zviceran t’i shtohen përkohësisht deri në 50 ushtarë për mirëmbajtje, përfshirë mirëmbajtjen e helikopterëve zviceranë, si dhe deri në 20 ushtarë shtesë për sigurinë e kontingjentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po…