Zvicra miraton buxhetin për vitin 2026: 90.4 miliardë franga

20 dhjetor 2025 | 10:18

Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane.

Pas disa javësh debati, Parlamenti i Zvicrës më në fund ka miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm. Të dy dhomat e Parlmentit miratuan propozimet e komitetit të pajtimit, të cilat trajtuan dallimet e mbetura.

Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane. Shpenzimet totale parashikohen të jenë rreth 91.1 miliardë franga zvicerane, shkruan srf.ch.

Buxheti përfshin, ndër të tjera, një milion franga zvicerane shtesë për luftën kundër dhunës ndaj grave. Më pak para janë ndarë për bashkëpunimin për zhvillim, për shembull (DEZA). Për më tepër, nuk është pranur një subvencion për një tren nate për në Malmö, Suedi.

Buxheti i Zvicrës për vitin 2025 (buxheti federal) parashikonte shpenzime prej afërsisht 86.5 miliardë CHF dhe të ardhura prej rreth 85.7 miliardë CHF, duke rezultuar në një deficit prej 0.8 miliardë CHF, por duke mbetur brenda kufijve të frenimit të borxhit, përcjell albinfo.ch. Shpenzimet parashikohet të rriten në 90.4 miliardë CHF në vitin 2026.

Shifra e saktë luhatet çdo vit; në vitin 2025, Parlamenti rriti shpenzimet për forcat e armatosura dhe uli ndihmën për zhvillim. Karakteristikat e Veçanta të buxhetit të vitit që po shkon: Shpenzime të jashtëzakonshme për azilkërkuesit nga Ukraina (700 milionë) dhe një rritje e konsiderueshme e shpenzimeve ushtarake./Albinfo.ch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person i panjohur është vërejtur duke ndezur zjarre në…