Zvicra miraton sanksionet e BE-së kundër Rusisë

28 shkurt 2022 | 16:33

Presidenti zviceran, Ignazio Cassis, ka thënë të hënën se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës “është i papranueshëm” dhe se Zvicra, sikurse Bashkimi Evropian, do të miratojë sanksione përfshirë ngrirjen e aseteve dhe shënjestrimin e rusëve.

Cassis ka thënë në një konferencë për media të hënën se pushtimi rus është i patolerueshëm në aspektin politik dhe atë moral.

Qeveria e Zvicrës ka tentuar të balancojë qëndrimin e saj ndaj veprimeve të Rusisë me historikun e saj të neutralitetit dhe si ndërmjetësuese në mes të dy palëve të kundërta.

“Këshilli Federal ka vendosur të miratojë plotësisht sanksionet e BE-së, përfshirë ngritjen e aseteve”, ka thënë Cassis.

Zvicra nuk është anëtare e bllokut evropian, mirëpo është e rrethuar me vendet të BE-së: Austrinë, Francën, Gjermaninë dhe Italinë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, ka vendosur t’i bëj disa ditë…