Zvicra ndahet miqësisht me Kosovën

29 mars 2022 | 19:51

Ndeshja miqësore mes Kombëtares së Zvicrës dhe Përfaqësues së Kosovës ka përfunduar baras (1-1).

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih ishte mjaftë interesante ku ishin prezent edhe një numër i madh i tifozëve, kryesisht shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në shtetin zviceran.

Ndeshja historike e cilësuar edhe si vëllazërore përfundoi pa fitues. Në pjesën e parë, Valon Berisha e humbi në rast të mirë për Kosovën, kurse gjuajtjet e Zauberit dhe Xherdan Shaqirit i ndali portieri Aro Muriq.

Në minutën e 52-të, pas një aksioni të nisur nga Bytyqi, Milot Rashica arriti të realizon për rezultatin 0-1. Nëntë minuta me vonë Lotomba shfrytëzoi një dalje të gabuar nga Muriq dhe realizoi për 1-1. Ndeshja përfundoi me këtë rezultat. Duhet cekur se për Zvicrën nga fillimi startuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kurse në pjesën  dytë u inkuadrua edhe Andi Zeqiri.

Kjo është ndeshja e dytë miqësore për “dardanët” në këtë muaj. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, ditë me parë e mposhti Burkina Fason me rezultat 5-0.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse kanë kidnapuar një gazetare ukrainase. NEXTA raporton se…