Zvicra në top vendet me më së shumti milionerë

25 qershor 2025 | 15:08

Gjithnjë e më shumë milionerë po shpërngulen në Zvicër.

Një raport i ri mbi migrimin e pasurisë private vlerëson se dy herë më shumë milionerë do të emigrojnë këtë vit sesa në vitin 2024, përcjell albinfo.ch.

Kjo e vendos Zvicrën në krye të shteteve me renditje globale në aspektin e të pasurve.

Një studim i ri tregon se Zvicra është jashtëzakonisht popullore me njerëzit e pasur.

Këtë vit, ajo do të përjetojë emigracion neto prej 3,000 milionerësh, sipas parashikimeve të firmës britanike konsulente Hensley & Partners në “Raportin e Migrimit të Pasurisë Private 2025”.

Emiratet kanë më së shumti milionerë për nga numri, pastaj Amerika renditet e dyta, Italia e treta dhe Zvicra është lartësuar në vendin e katërt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Ardian…