Zvicra pa Freulerin kundër Kosovës
Kombëtarja e Zvicrës do ta ketë një mungesë të rëndësishme për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimit për Botërorin 2026, përfshirë këtu edhe duelin me Kosovën.
Mesfushori Remo Freuler nuk do të ftohet nga Murat Yakin, që pritet këtë javë ta publikojë listën e tij, për shkak të lëndimit.
Në fakt, Freuler do t’i nënshtrohet operimit pasi në fitoren e Bolognas ndaj Parmës, e ka thyer klavikulën.
Shkaku i kësaj, Freuler do ti mungojë Zvicrës si në ndeshjen me Suedinë ashtu edhe me Kosovën, të cilat luhen javën e ardhshme.
Mbi të gjitha, Yakin do të ketë problem ta zëvendësojë Freulerin, i cili luan përkrah Granit Xhakës në mesfushë.
Denis Zakaria, po ashtu është i lënduar dhe gjasat janë të mëdha që të ftohet Ardon Jashari, i cili së fundmi është rikthyer nga lëndimi.



