Zvicra raporton për një rënie të madhe në vlerën e aseteve të ngrira ruse

23 prill 2024 | 11:52

Zvicra ka ngrirë asete ruse në vlerë 5.8 miliardë franga zvicerane, njoftoi të martën Qeveria e saj. Kjo përbën një rënie të madhe e cila mund ta rrisë trysninë ndërkombëtare ndaj vendit neutral për të bërë më shumë për sanksionimin e Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Kjo figurë, e cila vlen për asetet e ngrira në fund të vitit 2023, shënon rënie nga 7.5 miliardë franga zvicerane të asteteve të ngrira në fund të vitit 2022.

Arsyeja kryesore për këtë ishte një rënie e aksioneve dhe aseteve financiare në vlerën e tregut, të cilat janë bllouar, ka thënë sekretariati Shtetëror për Marrëdhënie Ekonomike.

Kjo rënie pritet të nxitë kritika nga ndërkombëtarët se Zvicra nuk po bën sa duhet për të vendosur sanksione për ndëshkimin e Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës nga ajo.

Megjithëse Zvicra i ka rritur përpjekjet për t’i luftuar kompanitë dhe individët që e përdorin shtetin e saj për t’iu ikur sanksioneve, vendet e tjera duan që ajo të bëjë më shumë.

Zvicra deri tani i ka miratuar të gjitha masat evropiane, qëllimi i të cilave është t’ia pamundësojnë Rusisë marrjen e mallrave dhe teknologjisë për ushtrinë e vet, por Berni e ka zgjedhur edhe rrugën e vet.

Dhoma e ulët e Parlamentit të Zvicrës nuk pranoi javën e kaluar t’i bashkohej një taskë-force ndërkombëtare për vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë, pjesë e së cilës janë Shtetet e Bashkuara, Australia, Kanadaja, Komisioni Evropian, Franca Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se Kosova nuk mund…