Zvicra të dielën në referendum për ndalimin e testimit mjekësor mbi kafshët

10 shkurt 2022 | 14:14

Zvicra voton të dielën nëse do të bëhet vendi i parë që ndalon plotësisht testimin mjekësor mbi kafshët, pasi grupet e të drejtave të kafshëve mblodhën mjaft mbështetje për të organizuar një referendum, i cili prek një sektor të madh farmaceutik.

Më shumë se 550,000 kafshë ngordhën në testet laboratorike në vitin 2020 në Zvicër, sipas statistikave të qeverisë. Shifra përfshin 400,000 minj, afro 4,600 qen, 1,500 mace dhe 1,600 kuaj. Primatët, lopët, derrat, peshqit dhe zogjtë ngordhën  gjithashtu gjatë dhe pas eksperimenteve.

“Kafshët nuk duhet të vuajnë për hir të njerëzve, është e thjeshtë. Kundërshtarët tanë kanë thënë se është e nevojshme për arsye shkencore, por ne kemi folur me njerëzit që zhvillojnë metodat e kërkimit dhe ata kanë ardhur në një përfundim krejtësisht tjetër”, u shpreh një mjek nga Zvicra verilindore që nisi iniciativën.

Në sistemin zviceran të demokracisë së drejtpërdrejtë, rezultati i referendumit do të jetë i detyrueshëm. Grupi lobues i farmaceutikëve thotë se sektori, i cili përfshin kompani të tilla si Roche dhe Novartis, kontribuon me 9% në ekonominë zvicerane duke përfshirë efektet indirekte dhe gjeneron gati gjysmën e eksporteve zvicerane. Drejtuesit e farmacisë kanë paralajmëruar se një ndalim i testimit të kafshëve mund të çojë në fundin e barnave të reja.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës…