
Zvogëlohet koha e pritjes në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë
03 gusht 2025
| 16:40
Koha e pritjes nëpër pikat kufitare për të hyrë në Kosovë është zvogëluar ndjeshëm.
Bazuar në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet nga 40 minuta te Dheu i Bardhë, tani regjistrohen të jenë nga 15 deri në 20 minuta.
Në pikëkalimet tjera kufitare, fluksi i pritjeve është edhe më i ulët.