Zyberaj nderohet me dekoratën ‘Nderi i Komunës së Rahovecit’

06 dhjetor 2023 | 15:51

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka nderuar me dekoratën “Nderi i Komunës së Rahovecit” atletin Erzen Zyberaj dhe i jep subvencion në vlerë prej 1000.00 euro.

Zyberaj vrapoi 260 kilometra më 28 Nëntor nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtinë deri në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

“Pata kënaqësinë të pres në takim atletin e shtigjeve të gjata, Erzen Zyberaj, nga Drenoci, të cilit i ndava dekoratën ‘Nderi i Komunës së Rahovecit’, për kontributin e madh dhënë afirmimit të sportit të atletikës dhe përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës në arenën kombëtare e ndërkombëtare. Sportistët si Erzeni janë imazhi më i mirë i Rahovecit dhe Kosovës, andaj edhe përkrahja nuk do t’i mungojë asnjëherë. Për motivacion të mëtejshëm në sportin e atletikës, Erzenit, i ndava subvencion në vlerë prej 1000.00€. E përgëzoj për arritjet e njëpasnjëshme dhe i dëshiroj mbarësi e suksese në rrugëtimin e tij! Krenar me Erzenin!”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Apollonia 1991 1” SH.P.K. me numër të biznesit, numër UNIK:…