
Zyberaj shpallet kampion në garën e vrapimit malor në Turqi
23 korrik 2023
| 16:55
Atleti i suksesshëm kosovar Erzen Zyberaj e ka regjistruar edhe një sukses tjetër në karrierën e tij sportive.
Zyberaj është shpallur kampion në garën e vrapimit malor “Uludag Premium Ultra Trail 100km” në Bursa të Turqisë.
“I lumtur për këtë sukses të arritur me shumë sakrificë dhe vendosmëri. Kjo fitore është dhuratë për Artën time ? Dhuratë për datëlindjen tënde ❤Faleminderit të gjithë shoqërisë që besuat në këtë rrugëtim timin dhe më ndihmuat që së bashku Kosovën ta shohim gjithmonë atje ku edhe e ka vendin sa më lart dhe me më dinjitetet?”, ka shkruar Zyberaj në “Facebook”.