Zyra e BE-së kërkon t’i transferohet urgjentisht buxheti RTK-së

13 gusht 2025 | 08:16

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatová, është takuar me Ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Hysen Hundozi.

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, në këtë takim është diksutur për sfidat aktuale të transmetuesit publik dhe nevojën urgjente për transferimin e buxhetit që do të mundësonte vazhdimin e transmetimit.

Palatova ka theksuar se “RTK-ja luan një rol thelbësor në ofrimin e lajmeve të shpejta, të sakta dhe të paanshme për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“BE-ja nënvizon rëndësinë e sigurimit të financimit të qëndrueshëm për transmetuesin publik përmes një ligji të ri për RTK-në”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr i përmasave shumë të mëdha ka përfshirë mbrëmjen…