Zyra e BE-së uron Konjufcën

27 dhjetor 2019 | 10:24

Zyra e BE-së në Kosovë nëpërmjet një njoftimi kanë uruar zgjedhjen e Glauk Konjufcës, në postin e kryetarit të Kuvendit.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së thuhet se Kosova duhet të formojë sa më shpejtë qeverinë e re në mënyrë që të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane.

“Ne mirëpresim konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe urojmë kryetarin dhe Kryesinë e  sapozgjedhur. Ne  presim formimin e shpejtë të qeverisë, e cila do t’i mundësonte Kosovës të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane. Ne mezi presim që të punojmë së bashku me autoritetet e reja për këto objektiva të përbashkëta”, thuhet në urimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 28 dhjetor të vitit 2013, Michael Schumacher pësoi një…