Zyra Kombëtare e Auditimit fillon kampanjën vetëdijesuese për rolin dhe mandatin e saj

29 janar 2026 | 19:33

Me qëllim të informimit të qytetarëve dhe palëve të interesit për rolin, mandatin dhe rëndësinë e auditimit publik, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) do të fillojë kampanjën vetëdijësuese “Auditimi në shërbim të qeverisjes së mirë – Roli dhe ndikimi i ZKA-së”, e cila do të realizohet në qytetet e rajoneve kryesore të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjilan dhe Mitrovicë e Jugut.

Aktivitetet e kampanjës do të nisin nesër (e premte) në Pejë, me një agjendë gjithëditore. Fushatës do t’i paraprijë takimi i Auditores së Përgjithshme, znj. Vlora Spanca, me Kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri. Në kuadër të aktiviteteve, nxënësit e shkollës së mesme “Ali Hadri” do të njoftohen me rolin e ZKA-së dhe rëndësinë e auditimit publik, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të marrin pjesë në një takim të hapur informues në sheshin e qytetit.

Përmes kësaj kampanje, ZKA synon të rrisë transparencën, të qytetarët për mandatin dhe aktivitetet e saj, si dhe të promovojë llogaridhënien në përdorimin e fondeve publike.

Kampanja do të mbështetet edhe me publikimin e përmbajtjeve informuese dhe shpjeguese në ueb faqen dhe rrjetet sociale të ZKA-së, të dizajnuara në gjuhë të qartë dhe të kuptueshme për publikun e gjerë.

Zyra Kombëtare e Auditimit mirëpret interesimin e mediave për informimin e publikut lidhur me këtë aktivitet, si dhe për realizimin e deklaratave dhe intervistave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre operatorët energjetikë në Kosovë kanë kërkuar rritjen e tarifave…