Zyra për Rikthimin e Aseteve (ZRA) organizon punëtori mbi funksionalitetin dhe efikasitetin e saj

08 korrik 2025 | 11:45

Nën udhëheqjen e prokurorit të Zyrës së Prokurorit të Shtetit (ZKPSH), z. Bahri Hyseni, dhe me pjesëmarrjen e U. d. Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, si dhe të koordinatorit për krime ekonomike, prokurorit z. Kujtim Munishi, po zhvillohet punëtoria mbi modalitetet e funksionalitetit dhe efikasitetit të Zyrës për Rikthimin e Aseteve (ZRA).

Punëtoria po mbahet me pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve të institucioneve ligjzbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë, në kuadër të mbështetjes së projektit të zbatuar nga GIZ – “Combating Illicit Financial Flows in Kosovo”.

Gjatë punëtorisë po diskutohen çështje thelbësore që lidhen me reformën e sistemit kombëtar për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (AML/CFT), si një prej parakushteve për përmbushjen e Acquis Communautaire të Bashkimit Evropian.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve janë edhe çështje që kanë të bëjnë me infrastrukturën ligjore për funksionalizimin e plotë dhe efikas të Zyrës për Rikthimin e Aseteve, me synim forcimin e mekanizmave institucionalë në luftën kundër krimeve financiare.

#SistemiProkurorial #ProkuroriShtetit #ZyraKryeprokuroritTeShtetit #ZyraKryeprokurorit #ZyraPerMbrojtjeDheNdihmeViktimave #ZMNV #PSH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Victor Osimhen mbetet në pikëpyetje. Sulmuesi nigerian…