Zyrtarë amerikanë pas 20 shtatorit vijnë në Kosovë, Abrashi tregon arsyen

10 shtator 2020 | 08:25

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka njoftuar se në fund të këtij muaji zyrtarë amerikanë, përfaqësues të korporatave kryesore, do të vijnë në Kosovë për t’i parë nga afër procedurat për nisjen e implementimit të marrëveshjes ekonomike të arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Abrashi, i cili ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Uashington, tha se secila pikë e marrëveshjes së arritur më 4 shtator, ka përfitime për vendin.

“Kam dëgjuar edhe disa skeptikë, kinse marrëveshjet nuk janë të mira. Realisht, secila prej pikave është me benefit më të mirë e më pozitiv për Kosovën sesa tjetra.

Janë dy komponentë kryesore që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të një vendi.

Projektet si të tilla, nëse flasim për pesë vite, kanë me ndryshuar mënyrën se si njerëzit lidhen në Ballkan dhe punojnë në Ballkan, e po ashtu mënyrën se si bëhet biznesi në Kosovë”, ka treguar Abrashi.

Por kur fillohet të zbatohen këto marrëveshje?

“Ne kemi marrë një garancion shumë të fuqishëm nga vetë presidenti i ShBA-së, i cili nga secili takim ka pasur secilin përfaqësues të korporatave kryesore që kanë me e përkrahë zbatimin e këtyre projekteve.

Kam marrë një lloj zotimi prej tyre direkt, se ata do të merren me këto punë.

Vizita e tyre parashihet diku pas 20 shtatorit, zyrtarë të DFC, të cilët do të vijnë të diskutojnë për secilin fizibilitet. Ndërsa për projektin me MCC-në që s’po merr vëmendjen sa duhet, por ka pasur përkrahjen e administratës.

Projekti i gazsjellësit. Gazi i cili do të jetë i shpërndarë në amvisëri, dhe biznese do të ndikojë pozitivisht në  të bërit biznes në Kosovë dhe në koston e tyre”, ka thënë Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video që tregon se sa larg mund të udhëtojnë…