Zyrtare: Aro Muriq transferohet në Serie A te Sassuolo

13 gusht 2025 | 11:08

Arijanet Muriq edhe zyrtarisht është larguar nga Ipswich Town dhe karrierën do ta vazhdoj në Serie A.

Portieri i Kombëtares së Kosoëvës është bashkuar me skuadrën e rikthyer në Serie A, Sassuolo.

27-vjeçari është bashkuar me Sassuolon si huazim nga Ipswich Town me klubin italian që ka të drejtën e blerjes.

Për reprezentuesin kosovar kjo është hera e parë që do të mbrojë në Itali, pasi ai më parë këtë e ka bërë në Angli, Turqi, Spanjë dhe Holandë.

Sassuolo do ta ketë të drejtën e blerjes së portierit kosovar pas një viti për 10 milionë euro.

Muric tanimë është prezantuar te Sassuolo dhe pritet të debutoj më 23 gusht në Serie A kundër kampionit në fuqi, Napolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se pas…