Zyrtare: Arsenali ia heq Aubameyangut shiritin kapitenit

14 dhjetor 2021 | 14:23

Arsenali nuk ka mundur të falë shkeljen e përsëritur të rregullave nga kapiteni i skuadrës Pierre-Emerick Aubameyang.

Menjëherë ka ardhur edhe vendimi i klubit për sulmuesin, duke i dhënë këtij të fundit një goditje të madhe, teksa kanë vendosur t’ia heqin edhe shiritin e kapitenit.

Përveç kësaj sulmuesi i Arsenalit nuk do jetë i grumbulluar as për ndeshjen që skuadra e tij do të zhvillojë kundër West Ham.

“Aubameyang nuk do të jetë më kapiteni i ekipit dhe madje nuk do të thirret për ndeshjen ndaj West Ham-it. Ne presim që të gjithë lojtarët të respektojnë rregullat, veçanërisht kapiteni”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania farmaceutike Pfizer ka bërë me dije se pilula eksperimentale…