Zyrtare: Axel Gnapi, lojtar i ri i Llapit

14 qershor 2025 | 13:49

Llapi ka njoftuar zyrtarisht se ka rrëmbyer nga Prishtina sulmuesin Axel Gnapi, me të cilin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Njoftimi i KF Llapit:

Klubi Futbollistik Llapi zyrtarizon përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin qendror Axel Gnapi, i cili vjen nga radhët e FC Prishtina.

KF Llapi dhe futbollisti kanë arritur marrëveshje për bashkëpunim, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare që do ta mbajë Gnapi-n në Podujevë deri në qershor të vitit 2027.

Me tiparet e tij, Gnapi do të forcoj edhe më tej fazën tonë sulmuese dhe pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të klubit.

Ky do të jetë kapitulli i dytë për 23-vjeçarin në futbollin kosovar, pas gjashtë muajve të kaluar te FC Prishtina. Më parë, ai ka qenë pjesë e disa klubeve franceze, përfshirë: Istres FC U19, AS Cannes, RC Grasse, AS Furiani, Racing Besançon dhe ASM Belfort.

Ky transferim u finalizua falë bashkëpunimit me kompaninë ndërmjetësuese AAG Sportstotal, të cilës i shprehim falënderimet tona për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Me transferimin e Axel Gnapi, KF Llapi vazhdon të ndërtojë një skuadër konkurruese, të gatshme për sfidat e sezonit të ri.

Mirë se vjen Axel, të urojmë suksese dhe sa më shumë gola me fanellën bardhekaltër!

#Welcome #AxelGnapi #Gnapi2027 #NewSigning

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti për Edukim në FFK njofton të gjithë trajnerët që…