Zyrtare: Ballkani shpallet kampion i Kosovës

28 maj 2020 | 17:03

Juniorët e Ballkanit e kanë festuar titullin e kampionit pas vendimit të Federatës së Futbollit për ndërprerjen e Superligës U-19, ku therandasit ishin liderë.

Ballkani është shpallur kampion i Kosovës.

Bëhet fjalë për ekipin e juniorëve të klubit therandas.

Në fakt, Federata e Futbollit të Kosovës vendosi që t’i anulojë përfundimisht të gjitha garat e tjera, përpos IPKO Superligës.

E kjo nënkupton që juniorët e Ballkanit, të cilët ishin liderë në ligën e juniorëve, të shpallen automatikisht kampionë të Kosovës.

Champion. Urime Suhareke. Urime FC Ballkani. Urime Junioret tanë. Krenar me juve Luanët e Ballkanit. Titulli i par mbërrin në shtëpinë tonë. Jemi Kampion në Suuperligën e Juniorëve. Na Priftë e mbara në kupat e radhës”, shkruan Ballkani në grupin zyrtar në Facebook.

Ballkani ishte lider i Superligës U-19 me 44 pikë dhe shpallet kampion i sezonit 2019/2020.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht motit me shi në Prishtinë, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje…