Zyrtare: Barcelona transferon Griezmannin

12 korrik 2019 | 15:30

Antoine Griezmann edhe zyrtarisht është lojtar i Barcelonës. Skuadra nga “Camp Nou” e ka paguar klauzolën e blerjes prej 120 milionë euro për lirimin e Griezmannit nga Atletico Madrid.

Sulmuesi do të nënshkruaj kontratë me Barcelonën deri më 30 qershor 2024, kurse klauzola do të jetë 800 milionë euro.

Antoine Griezmann ka shkëlqyer në La Liga me fanellën e Real Sociedad, kurse më pas edhe me fanellën e Atletico Madridit, derisa ka qenë njëri nga më meritoret për triumfin e Francës në Kupën e Botës.

Ende nuk janë dhënë detaje se kur futbollisti francez do të prezantohet si lojtar i Barcelonës.

/Epoka e re/

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jusuf Buxhovi, historian, publicist dhe njëri nga themeluesit e LDK-së,…