Zyrtare: Bedri Hamza kandidat për kryetar të PDK-së në Mitrovicë

18 prill 2019 | 20:01

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Mitrovicë.

Hamza kandidaturën e tij e paraqiti sot në mbledhjen e kryesisë cila u mbajt në selinë e PDK-së, dega Mitrovicë.

Këtë për “lajmi.net”, e ka konfirmuar dhe vet ministri Hamza, duke thënë se së shpejti do ta dërgoj edhe kandidaturën me shkrim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), në raportin vjetor potencoi se…