Zyrtare: Botafogo shkarkon Davide Ancelottin

18 dhjetor 2025 | 13:09

Skuadra braziliane, Botafogo ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin e saj Davide Ancelotti.

Davide Ancelotti, djali i trajnerit legjendar Carlo dhe ish-ndihmës te Real Madridi, Evertoni dhe Napoli, ndër të tjera, është shkarkuar nga klubi brazilian Botafogo.

“Botafogo njofton se Davide Ancelotti nuk është më trajneri kryesor i ekipit të parë. Trajneri fizik Luca Guerra dhe asistentët Luis Tevenet dhe Andrew Mangan gjithashtu po largohen. Vendimi u mor pas takimeve të kësaj të mërkure (17)”.

“Klubi e falënderon Ancelottin për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij gjatë periudhës që ai drejtoi ekipin dhe ishte pjesë e familjes Botafogo. Botafogo i uron suksese në sfidat e ardhshme. Stafi i ri i trajnerëve do të shpallet së shpejti”, thuhet në deklaratën e Botafogos.

Ancelotti, 36 vjeç, ishte emëruar në muajin korrik, duke marrë rolin e tij të parë si trajner kryesor për një klub profesionist.

Gjatë kohës së tij në klub, ai grumbulloi 15 fitore, 10 barazime dhe tetë humbje.

Nën drejtimin e Ancelottit, Botafogo përfundoi i gjashti në ligë dhe u eliminua në fazën e 1/16-tës në Copa Libertadores.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e vështirë ndaj Talaverës, në vend që të sillte…