Zyrtare: Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga FC Prishtina

21 shtator 2019 | 11:55

Prishtina mbajti konferencë të jashtëzakonshme sot në zyret e saj në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Prishtinës i caktuar vetëm tri javë më herët, Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit.

Arsyeja sipas Sokolit është një intervenim që do ta bëjë në gju dhe do t’i nënshtrohet operacionit, raporton Indeksonline.

“Prishtina lufton për titull dhe duhet me gjetë dikë që mundet me i arritë këto ambicie” – ishin fjalët e tij.

“Profesori” udhëheqi ekipin kryeqytetas në vetëm dy ndeshje ku arriti një fitore dhe një humbje. Fillimisht u mposht nga Llapi në “Fadil Vokrri” minimalisht 0:1 dhe me të njëjtin rezultat mundi Trepçën’89.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar Florian Marku ka arritur të fitojë me vendim…