Zyrtare: Dallku, trajner i Prishtinës

21 shtator 21:09

Ish-kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku edhe zyrtarisht është trajner i skuadrës së Prishtinës.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë të sot është prezantuar para futbollistëve. Dallku la futbollin aktiv këtë verë duke marr drejtimin e U19 të FC Prishtina (1 humbje dhe 3 fitore rresht). Ai nuk hezitoi të pranoi që ta drejton edhe ekipin e parë.

“Iu thash edhe lojtarëve sot, si pikë e parë është e vështirë të vendosësh, normalisht sepse jam vetëm në fillimet e mia të karrierës si trajner. Mirëpo, duke e marrë parasysh se 85%-90% të futbollistëve i njoh, e di se çfarë kapaciteti kanë, e di se çfarë mund të bëjnë këta futbollistë dhe pa asnjë hezitim e kam pranuar që të jem trajner i ekipit të Prishtinës. Se sa do të jem gjatë është pikëpyetje, por Prishtina i ka futbollistët më të mirë, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe mund të them edhe më larg”, ka thënë Dallku.

“Ka pasur disa probleme dhe disa shqetësime brenda ekipit edhe klubit, mirëpo unë po shpresoj që do ta zgjedhim shumë shpejtë dhe do ta shohim atë Prishtinën që po e themi që të gjithë e dëshirojmë, mirëpo është e kuptueshme që nuk e kemi shkopin magjik që gjithçka të ndryshoj brenda natës, por bashkë me shtabin teknik ne kemi ardhur për ndryshim dhe ky ndryshim do të shihet që në ndeshjen me Gjilanin”, ka shtuar Dallku.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur solidaritet me të lënduarit nga tërmeti…