Zyrtare: De Rossi emërohet trajner i Genoas

06 nëntor 2025 | 15:00

Daniel De Rossi është prezantuar te Genoa, siç edhe pritej. Ish-trajneri i Romës merr vendin e Patrick Vieiras, që u largua për shkak të rezultateve negative.

De Rossi do të kryejë sot seancën e parë stërvitore, pasi është prezantuar me skuadrën. Përpara është ndeshja delikate me Fiorentinën, dy ekipe që po luftojnë për mbijetesën.

Detajet për De Rossin janë zbuluar të gjitha dhe po ashtu stafi që do e shoqërojë gjatë këtij rrugëtimi. Trajneri romak do të qëndrojë deri në fund të sezonit, ndërsa do përfitojë 800 mijë euro. Në rast se klubi shpëton nga rënia, atëherë kontrata zgjatet deri në vitin 2027.

Guillermo Giaccomazzi do të jetë ndihmësi i tij, ndërsa Emmanuele Manci dhe Enrico Lodice vendosen si asistentët e tij teknikë. Gianni Brignardelo do ta ndihmojë si trajner atletik.

Një staf që shfaqet si “Made in Roma” dhe objektiv ka vetëm mbijetesën. Aktualisht skuadra mban vendin e 18-të me 6 pikë në dhjetë javë të luajtura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pozita e presidentit të Kosovës duket se është shndërruar nga…