
Zyrtare: Drita transferon Liridon Balajn
Kampionia e re e Kosovës në futboll, Drita ka goditur fuqishëm në afatin kalimtar, duke e transferuar futbollistin e njohur Liridon Balaj.
“Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë përforcimin tonë më të ri, sulmuesin Liridon Balaj. Balaj është zyrtarizuar nga drejtori sportiv i klubit Valon Zymberi i cili njoftoi se marrëveshja është arritur që Balaj të jetë me ne për dy vitet e ardhshme. Balaj luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Skënderbeut nga Shqipëria”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Liridon Balaj si i ri ishte pjesë e ekipit të KF Besa nga Peja dhe në sezonin 2018/19 u largua në drejtim të futbollit zviceran ku për disa vite ishte pjese e ekipeve si FC Aarau dhe FC Schaffhausen gjithashtu për një kohë ka luajtur edhe në futbollin belg.
Kampionët e Dritës vlerësojnë se Balaj do të jetë një forcë e re e ekipit dhe i kanë uruar shumë suksese.
/Epoka e re/