Zyrtare: Edvin Kuç rikthehet te Ballkani

21 qershor 2026 | 15:23

Nënkampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka zyrtarizuar rikthimin e njërit prej ikonave të klubit.

Bëhet fjalë për Edvin Kuç, i cili më parë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te suharekasit.

Kuç rikthehet në futbollin kosovar pas një aventure dyvjeçare në Azerbajxhan.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ballkani, përmes një videoje të publikuar në faqen e tyre zyrtare.

32-vjeçari ishte një nga yjet e gjeneratës së artë të drejtuar nga Ilir Daja, me të cilën kishte fituar tre tituj kampioni, Superkupën, si dhe kishte luajtur në fazën e grupeve të UEFA Conference League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka dhënë një përditësim mbi zhvillimet…