
Zyrtare: Hasan Hyseni, lojtar i ri i Llapit
Futbollisti i njohur Hasan Hyseni do të jetë pjesë e Llapit për edicionin 2025/26. Skuadra llapjane ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, Hasan Hyseni.
“28-vjeçari vjen nga skuadra e Feronikeli ’74, ku gjatë edicionit të fundit regjistroi 30 paraqitje, duke realizuar 6 gola dhe dhuruar 2 asistime. Gjatë karrierës së tij, Hyseni ka mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura në futbollin vendor, si Prishtina, Trepça ’89, Malisheva dhe Drenica, duke dëshmuar vazhdimisht cilësitë e një sulmuesi të rrezikshëm dhe të shpejtë. ‘Cani’ mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re, ‘Zahir Pajaziti’! Të urojmë shumë suksese dhe sa më shumë gola me fanellën bardhekaltër”, ka njoftuar Llapi.
Hyseni konsiderohet si një nga futbollistët më të shpejtë në Superligë. Shpejtësia e tij e jashtëzakonshme pritet të jetë një armë shtesë në fazën sulmuese për edicionin e ri në klubin llapjan.
/Epoka e re/