Zyrtare: Higuaini transferohet te Interi

18 shtator 2020 | 16:39

Sulmuesi Gonzalo Higuain është zyrtarisht pjesë e Inter Miami.

Sulmuesi argjentinas u largua me parametra zero nga Juventusi dhe menjëherë ka gjetur ekipin e ri. Në Torino nuk e kishin në plane, por në MLS ai mund të bëjë diferencën dhe bashkohet me Blaise Matuidi te klubi i David Beckham.

“Së pari dua të falënderoj Inter Miami për përpjekjen që ka bërë për të nënshkruar me mua. Mendoj se do të jetë një përvojë e bukur në jetën time. Ishte ajo që kërkoja, një eksperiencë e re, një kampionat i ri dhe një qytet i bukur. Jam vërtetë i lumtur që jam këtu dhe zyrtarisht i bashkohem këtij ekipi. Qëllimi im është që të transmetoj gjithë përvojën time të fituar në Evropë dhe të përpiqem të rris ekipin”, ka thënë Higuain.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë thënë për “Radion Evropa…