
Zyrtare: Ismet Munishi trajner i Prishtinës
02 qershor 2022
| 23:34
Ismet Munishi do ta drejtojë Prishtinën me të filluar sezoni tjetër.
Munishi do të jetë trajner i Prishtinës, për edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vet trajneri me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Munishi ishte trajner i Gjilanit, por për shkak të rezultateve jo të mira u shkarkua.